A

AKTIVITETET E JASHTME

1. AKTIVITETET E JASHTME NË MAVROVË:

Hulumtoni dhe kënaquni në peizazhet e shkëlqyeshme duke shijuar natyrën dhe shpirtin e parkut nacional “Mavrova” përmes gjirove të organizuara rreth:
  • Liqenit të Mavrovës
  • Malit Deshat
  • Lumi i Radikes
  • Ujëvarave në fshatin Duf

2. PARKU SAFARI MAVROVË:

Hulumtoni egërsinë dhe bukuritë e Parkut nacional... Pyjet mbresëlënëse të Mavrovës janë përplot me mbi 100 lloje të ndryshme të druve, kurse majat e maleve janë të pasura me bimë shëruese të cilat grumbullohen gjatë stinëve përkatëse. Gjirot e organizuara me udhërrëfyes profesionalë dhe shëtitje nëpër Parkun Safari si dhe vrojtimi i kafshëve të egra nëpër park.

3. SPORTET DIMËRORE:

Majat më të larta malore që gjenden në rajonin e Mavrovës e sajojnë lokacionin e përkryer për sportet dimërore. Shtigjet e skijimit në Bistër e plotësojnë atmosferën dhe e bëjnë Mavrovën vendin më atraktiv për sportet dimërore në Maqedoni. Hoteli Radika ofron huazimin e skive, pajisjeve për skijim si dha sajat me motorë. Hoteli po ashtu disponon me ski ashensor të vogël i dedikuar për fillestarë, kurse në periudhën e dimrit organizojmë edhe transport për mysafirët tanë deri në Ski terrenet.

4. ÇIKLIZËM:

Rruga përreth Liqenit të Mavrovës si dhe disa shtigje të shënjuara në rajon janë mundësi e shkëlqyeshme për zbavitje për dashamirët e çiklizmit. Ajri i pastër dhe frekuentimi i vogël i trafikut e plotësojnë përvojën dhe japin rast të mirë për aktivitete plotësuese sportive gjatë qëndrimit tuaj. Radika Rezort ofron edhe huazimin e biçikletave.

5. EKSKURSIONE SIPAS ZGJEDHJES SUAJ:

Mavrova dhe rajonet përreth janë përplot vende historike dhe tradicionale të cilat ia vlen të vizitohen. Një pjesë e ekskursioneve përfshijnë:
  • Vizitë Sh. Jovan Bigorskit
  • Vizitë Galiçnikut
  • Manastirit Vërben
  • Shpellës Sharkova Dupka
  • Vizitë Llazaropoles

Developed by: Synapse - Digital Agency