1) Çmimi i publikuar në ueb faqen tuaj a ka të bëjë për person apo për dhomë?

Të gjitha çmimet e publikuara në ueb faqen tonë kanë të bëjnë për person brenda ditës.

2) Shfrytëzimi i pishinës dhe SPA shërbimeve a është përfshirë në çmimin e bujtjes?

Në disponim janë pishina e brendshme dhe e jashtme si dhe pishina për fëmijë, palestra e fitnesit, hamami turk, saunat, terapia për thembra, pishina private me kripë nga Deti i Vdekur, si dhe xhakuzi me ujë të ëmbël dhe të njelmët – gjithçka e dedikuar për kënaqësinë tuaj!

3) A mund ta shfrytëzojmë SPA qendrën nëse nuk jemi mysafir në hotel?

Radika Rezort shërbimet e veta ua ofron edhe personave që nuk janë mysafirë në hotel. Çmimi i shfrytëzimit të pishinës dhe SPA qendrës kushton 25 euro, përderisa çmimi i shfrytëzimit të SPA qendrës veçmas kushton 15 euro. Po ashtu edhe hyrja në pishinën e jashtme gjatë verës për mysafirët e jashtëm paguhet 15 euro.

4) Sa është numri më i madh i personave që mund të akomodohen në një dhomë?

Numri maksimal i personave qe mund të akomodohen në një dhomë(apartament dupleks) është 4 persona.

5) Në sa ora fillon me punë SPA qendra?

SPA qendra punon çdo ditë prej 10:00 deri 20:00.

6) A ofroni masazhe?

Po, ofrojmë masazhe të fytyrës dhe trupit.

7) Gjatë periudhës dimërore a ofroni transport deri në ski qendrën?

Gjatë periudhës dimërore Radika Rezort për mysafirët e vet ofron falas transport të organizuar prej hotelit deri në ski qendrën dhe prej ski qendrës deri te hoteli.

8) A mundet dhe me cilat kartela kreditore bëhet pagesa?

Pagesa mund të bëhet me kartela kreditore: American Express, Visa, Master Card, Maestro, Dinners.

9) Deri në sa ora punon restoranti dhe bari në hotel?

Restoranti dhe bari punojnë 24/7.

10) Cila është politika e hotelit për pagesën, në rast të anulimit të vonshëm të rezervimit?

Radika Rezort mban të drejtën e pagesës së dënimeve për rezervim të anuluar, në përputhje me politikën vijuese të pagesës:
- Në tepër se dy ditë para arritjes – nuk paguhet
- Më pak se dy ditë para arritjes - 50 % nga çmimi i akomodimit
- Rezervimi i anuluar dhe i parealizuar– tërë shuma

11) A ofroni akomodim të grupeve më të mëdha dhe shërbimeve të konferencës?

Në sallat me të cilat disponojmë, ju ofrojmë mundësinë e organizimit të seminareve, kongreseve, simpoziumeve dhe llojeve tjera të takimeve të punës. Radika disponon me 5 hapësira për takime biznesi me kapacitet prej 20-300 persona.

12) A organizoni dasma dhe solemnitete tjera më të mëdha?

Po, hoteli ofron organizime të dasmave dhe solemniteteve tjera më të mëdha, me kapacitet deri më 350 mysafirë.

13) A lejohet pirja e duhanit në ambientet e hotelit?

Pirja e duhanit në ambientet e hotelit Radika është rreptësisht e ndaluar, gjithashtu edhe në të gjitha dhomat.

14) A lejohet në hotel hyrja e kafshëve shtëpiake?

Në hotel nuk lejohet hyrja e kafshëve shtëpiake.

15) Hoteli a ka qasje dhe dhoma për personat invalidë?

Radika Rezort ofron qasje si dhe dhoma të posaçme për personat invalidë.

16) Cila është koha e rregullt për pranim dhe çlajmërim të mysafirëve?

Pranimi i mysafirëve bëhet prej orës 14 përderisa çlajmërimi i mysafirëve bëhet deri në ora 12.

17) Hoteli a ka ski ashensor të vetin?

Hoteli disponon me ski ashensor të vogël i cili u dedikohet fillestarëve dhe ka gjatësi prej 200 metra.

18) Kur shërbehen shujtat?

Mëngjesi shërbehet prej 07:00-10:30, dreka prej 13:30-16:30 dhe darka prej 19:30-22:30.

19) A ka internet ne hotel?

Radika Rezort të gjithë mysafirëve të vet u ofron internet falas.

20) Cilat shërbime ekstra mund t’i marrim në Radika Rezort?

Radika Rezort ka pjesën argëtuese edhe për më të rinjtë, në hotel ka kënd për fëmijët ku fëmijët mund të argëtohen dhe luajnë. Për më të rriturit ofrojmë biliard dhe ping pong. Po ashtu këtu janë edhe aktivitet sportive që mund t’i realizoni në terrenet tona për basketboll dhe futboll. Secila nga dhomat tona është e pajisur me sistemin MaxTV përmes të cilit keni qasje në mbi 80 kanale si dhe mundësinë e huazimit të filmave në gjuhën shqipe, angleze dhe maqedonase. Të gjitha këto shërbime janë falas ose përfshihen në çmimin e akomodimit.

21) A ofron Radika shërbim të dhomës?

Radika Rezort ka edhe shërbim të dhomës për të gjithë mysafirët të cilët duan që shujtën e vet ta kenë në dhomë, personeli ynë mund të kujdeset edhe për veshjen tuaj(larjen dhe hekurosjen) si dhe.

22) A ka këmbimore në hotel?

Po, në Hotel Radika mund të këmbeni euro, gjithashtu Hoteli disponon edhe me ATM bankomat nga i cili mund të nxirrni të holla me kartelën tuaj.

23) Çfarë lloje të pansioneve ofron Hoteli Radika?

- Hoteli Radika ofron bujtje më mëngjes.
- Gjysmë pansioni – bujtje me mëngjes dhe darkë.
- Pansion i plotë – bujtje me mëngjes, drekë dhe darkë.

Developed by: Synapse - Digital Agency