R

RISI DHE PROMOCIONE

4th Nov, 2016

Oferta e Vitit të ri dhe Krishtlindjeve, 2017.

Fshehur nga zhurma e jetës së përditshme, në vetë bregun e Liqenit të Mavrovës, i rrethuar nga natyra unike, dëborë dhe male, Hoteli Radika është vendi i përsosur për rigjenerimin e energjisë së nevojshme dhe fillimin e Vitit të Ri.

Në një atmosferë të ngrohtë  përjetoni momentet më të bukura me më të dashurit tuaj dhe lejoni  vetes tuaj disa ditë kënaqësi me ofertat që ne i ofrojmë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!

Kombinim perfekt  i spa me saunë, banjë me avull, hamam turk dhe pishinë të brendshme do të bëjë që plotësisht të relaksoheni dhe ta përjetoni këtë moment. Nëse megjithatë jeni të interesuar për argëtim dhe sport në natyrë, ngriteni adrenalinën  duke u vozitur me ski motorët tonë nëpër pyjet dhe malet përreth. Gjithë këtë do ta finalizojmë me festë luksoze të bashkëngjitur me darkë të pasur,  muzikë të këndshme dhe fishekzjarre festive.

Tërë ekipi i Hotel Radikës do të kujdeset për të siguruar  relaksim maksimal dhe ti përjetoni të gjitha ceremonitë e festave.

Angazhimi ynë, vendndodhja dhe luksi do ti bëjnë të paharrueshme këto ditë dhe momente të kaluara me më të dashurit tuaj!

Shpresojmë  që do të bëhemi  zgjedhja juaj e parë dhe ju presim që së bashku të krijojmë kujtime të veçanta për Krishtlindje dhe Vitin e Ri - vetëm në RADIKA!

Për më shumë informata dhe rezervime klikoni këtu.

 

 

Developed by: Synapse - Digital Agency