S

SOLEMNITETE

DASMA RADIKA

Hoteli Radika gjendet në bregun e Liqenit të Mavrovës, në Parkun Nacional të Mavrovës.
I rrethuar me natyra unike Hoteli është vendi i përsosur për dasmën Tuaj apo solemnitetin familjar. Natyra, kushtet dhe lokacioni i Radikës lejojnë që hoteli të jetë një vend frymëzues, në çdo sezon, vetëm 90 kilometra larg nga kryeqyteti Shkupi.
Eliminojeni stresin para dasmës, duke shkurtuar periudhën përgatitore, me vetë faktin që do të na lejoni që të kujdesemi për Ju-duke i menduar të gjitha detajet të cilat dasmën Tuaj do ta bëjnë të paharrueshme.
Për raste solemne, disponojmë me disa vende për pritjen e mysafirëve, në varësi nga ideja Juaj. Të gjitha njëlloj e posedojnë shenjën e cilësisë dhe profesionalizmit, të zbukuruar me shërbim të shkëlqyer dhe ushqim të shijshëm.
Kemi kapacitet për t’ju shërbyer dhe mundësuar pritjen deri më 350 mysafirë.
Varësisht nga dëshirat dhe buxheti Juaj, jemi të gatshëm për t’u përshtatur dhe realizuar kërkesat e Juaja.

Si urim i yni, me dëshirat më të mira, për natën e parë të martesës, të sapomartuarve ua dhurojmë apartamentin më luksoz...

Gjithashtu në kushte të veçanta, ofrojmë dhoma për akomodim të mysafirëve tjerë, nëse vendosni t’i akomodoni në hotelin tonë, pas kremtimit.

Nëse jeni të interesuar për diçka unike dhe të pazakontë, Ju ofrojmë mundësinë gjate verës që dasma Juaj të bëhet jashtë, në një atmosferë të përkryer të qetë dhe intime.
Ekipi i Radikës, do të kujdeset që mysafirët e Juaj të vendosen përreth pishinës së jashtme në lokacionin mbi Liqeni e Mavrovës për të kapur pamje të bukur dhe atmosferë të relaksuar.
Pamja e mrekullueshme, si dhe dizajni modern i pishinës së jashtme të Radika Rezortit, e bëjnë hapësirën e jashtme të përsosur për të fotografuar dhe pritje të mysafirëve.

Mundësojuani vetes fortografi të paharrueshme të ditës Suaj të vetme!
Përkushtimi ynë, lokacioni dhe luksozi do ta bëjnë këtë ditë të paharrueshme për Ju dhe mysafirët Tuaj.
Nëse jeni të interesuar që dasma Juaj të jetë në Radika Rezort, ju lutemi na kontaktoni...
Në emër të gjithë personelit, Ju falënderohemi që ndatë nga koha Juaj dhe morët parasysh Radikën për ditën Tuaj më të rëndësishme...
Shijoni momente të paharrueshme me të dashurit Tuaj...vetëm në RADIKË!!!

Developed by: Synapse - Digital Agency