R

RRETH NESH

Hotel Radika është kompleks i kategorisë së parë malore që gjendet në Parkun Nacional të Mavrovës, Maqedoni Perëndimore...

Hotel Radika është kompleks i kategorisë së parë malore që gjendet në Parkun Nacional të Mavrovës, Maqedoni Perëndimore, në pozicion të shkëlqyer mbi Liqenin e Mavrovës, që është i rrethuar me pyje autentike. Lokacioni është frymëzues gjatë gjithë vitit dhe është në një distancë prej vetëm 90 kilometra nga aeroporti i Shkupit.


Hoteli është rinovuar krejtësisht në vitin 2008 dhe paraqet befasi për të gjithë ata që për herë të parë e vizitojnë. Lokacioni dhe mjedisi i shkëlqyeshëm (lartësia mbidetare 1400 m), dhoma, dizajni elegant dhe qendra e madhe SPA, do të kontribuojnë që qëndrimi Juaj në Hotel Radika të jetë i paharrueshëm.





Me një gotë verë të Maqedonisë mund të relaksoheni dhe të kënaqeni në atmosferë të veçantë dhe vërtetoheni në mikpritjen e njohur maqedonase. Hotel Radika është një vend ideal për të ikur nga rrëmuja e qytetit dhe rigjenerim i energjisë së nevojshme. Ofrojmë dhomat më luksoze dhe më të mëdha hotelerike në Maqedoni. Dhomat janë moderne, elegante dhe me mobile komode, të ndërtuar në stilin barok dhe atë modern. Disponojmë me 5 lloje të njësive të hotelit, të përshtatura për të gjithë. Dhomat e hotelit kanë pamje kah Liqeni i Mavrovës dhe një pjesë kah peizazhi malor. Hoteli ka pishinë të brendshme dhe të jashtme, sauna finlandeze, banja me avull, masazhe, hamam turk, xhakuzi me ujë të njelmët, fusha sportive, qendra argëtuese-rekreative, ski ashensor, pajisjet e skive, saja me motor për të rritur dhe fëmijë, biçikleta si dhe shumë gjëra tjera që do ta bëjnë qëndrimin Tuaj në Radikë më interesant. Misioni ynë është që në nivel lokal të arrijmë një standard të lartë të hotelit, për t’i tejkaluar pritjet e vizitorëve rajonalë dhe të bëhemi zgjedhja e parë, për klientët tanë potencialë korporativë dhe privatë. Si nikoqirë të mirë, me një buzëqeshje natyrore dhe mirësjellje modeste, me kënaqësi jemi në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.

Developed by: Synapse - Digital Agency